Lata: Mandatin e ardhshëm parashikojmë mbi 220 vende të reja pune
Pëlqej
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, z.Ruzhdi Lata, kryetari i Komunës së Dibrës, njëherësh edhe kandidati për kryetar, në mandatin e ardhshëm që pritet ta fitojë më 29 tetor, parashikon mbi 220 vende të reja pune.

Postimi i tij i plotë:

Shumë të respektuar bashkëqytetarë, e nderuara rini e qytetit tim,
Kaluan gati një jave nga dita kur Ju përmes votës tuaj më dhatë mbështetjen që të jem fitues në mesin e 6 kandidatëve për kryetar të Komunës së Dibrës, për çka u jam falenderues dhe shumë mirënjohës.

Gjithashtu u jam mirënjohës edhe ppër mbështetjen e madhe që na dhatë si BDI për Këshillin Komunal! Ne dolëm forca e parë politike dhe ne do të jemi ata qe do ta bëjmë shumicën ne katër vitet e ardhëshme në këshillin komunal të Dibrës- organit më të lartë dhe vendosës në Komunën e Dibrës.

Edhe pse numerikisht për kryetar komune ne ishim bindshëm fitues në zgjedhjet e 15 tetorit, falë përçarjes dhe copëtimit të votës si pasojë e konkurimit të 6 kandidatëve për kryetar komune , numrat nuk mjaftuan që sfidën ta mbyllim që në raundin e parë.

Tani duhet që përsëri sëbashku të vazhdojmë në ditët e ngelura dhe fitoren ta thellojmë akoma më shumë , për ta kurorëzuar me sukses më datë 29 tetor dhe t’i japim mbështetje të fuqishme programit dhe vizionit tonë për Dibrën më të mirë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësive partiake, nacionale dhe fetare.

Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, duke ju ftuar të gjithëve, edhe ata që në raundin e parë menduan ndryshe falë premtimeve dhe manipulimeve të të tjerëve, të bashkohemi në forcën e cila është dëshmuar në të kaluarën se ështe forca që qytetarët dhe të mirat qytetare nuk i ka ndarë në baza partiake, as bindjeve fetare, por gjithçka kemi bërë kanë qenë në të mirë të të gjithëve.

Ky është vizioni i jonë, vizioni i së ardhmes, vizioni i mos revanshizmit, vizioni i bashkimit, vizioni i Dibrës më të mirë!
Vizion i cili parasheh një Dibër të ndërtuar rrënjësisht, një Dibër me tokë të vaditur, një Dibër me kopsht të ri për fëmijë, një Dibër me përkrahje për të gjithë të rinjtë dhe studentët, me sport dhe kulturë të avancuar.

Prandaj e nderuara rini dibrane, dyert tona jane të hapura për të gjithë, që sëbashku të mbështesim vizionin për avancimin tuaj. Ne përmes politikave tona për katër vitet e ardhëshme kemi paraparë mbi 220 vende të reja pune, të cilat do të sigurojnë ardhmërinë tuaj dhe të familjes tuaj.

Për studentët ne në planin tonë parshohim mbështetje në forma të ndryshme. Mbështetja përmes Biletave Falas për studentet, që tani më ështe duke u implementuar për të tretin vit rradhazi, do të vazhdoje edhe më tej, por për studentet me nevoja sociale ne kemi parapare një fond që do t’ua paguaj Participimin vjetor nëpër universitete.

Gjithashtu ne u garantojmë se sporti do të jetë një nga prioritet tona në katër vjeçarin e ardhëshëm, duke aktiviziuar shkollat sportive për rekreacion të rinisë dibrane.

Do të rritet mbështetja për të gjitha klubet sportive dhe u siguroj se KF Korbi-krenaria e Dibrës, do të jetë pjesë e Ligës së Dytë futbollistile të Maqedonisë.

Prandaj e nderuara rini, ardhmëria Juaj është te ne, është te vizioni për të ardhmen tuaj dhe të Dibrës në përgjithësi.

Kështu që u bëj ftesë të gjithëve , që përmes mbështetjes tuaj për ne, t’i jepni mbështetje programit tonë dhe të bëheni edhe Ju pjesë e vizionit për zhvillimin e Dibrës që duam, Dibrës europiane..! /albeu.com/

Shtuar më 21/10/2017, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori