Aksion te “Liqeni i Thatë”, zbulohet një arsenal armësh

Zbulohet arsenal armësh në Tirane në zonën e Liqenit te Thatë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se armët janë gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë poseduesin e tyre.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira.

Bëhet fjalë për pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë u zbuluar një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar.