Të mbjella mes misrit, policia zbulon disa parcela me kanabis në Fier

Policia e Fierit zbarkon në fshatin Mujalli të Fierit dhe nga kontrollet ka gjetur bimë kanabisi.

Sasia e bimëve narkotike janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Bimët narkotike, thonë burimet, janë gjetur në parcela në pjesën lindore te fshatit Mujalli, pranë shtratit të lumit Seman pohojnë burme kofidenciale nga policia e Fierit.

Forcat policore kanë zbarkuar në fshatin rreth orës 12 të ditës së sotme dhe janë ende në vendngjarje.

Mësohet se sasia e bimëve narkotike është e konsiderueshme.


Shtuar 20.07.2022 13:15