Lajmi i mirë: Dje shumë më tepër të shëruar se sa të infektuar nga COVID-19
Pas një kohe shumë të gjatë dje numri i personave të shëruar është më i lartë, se ai i të infektuarëve, për 24 orë. Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se nga Covid-19 janë shëruar 172 pacientë, ndërsa numri i rasteve të reja këtë herë është nën 100, gjegjësisht 78 raste. Shifra më të mëdha nga të dhënat e sotme janë shënuar, 26 Shkup, 17 Shtip dhe 9 Tetovë. Gjithashtu edhe personat e shëruar më shumë janë në Shkup.

“Janë realizuar 894 testime dhe raste pozitive janë regjistruar, në Shkup 26, Kumanovë 4, Dibër 1, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Manastir 1, Ohër 1, Gostivar 5, Kriva Pallankë 1, Koçan 1, Probishtip 3, VInic 1, Sveti Nikollë 5. Ndërsa të shëruarit, në Shkup janë shëruar 72 persona, në Kumanovë 53, Shtip 20, Prilep 4, Tetovë 10, Veles 1, Gostivar 5, Probishtip 2, Resnjë 4 dhe Negotinë.”

Poashtu virusi është bërë shkak për humbjen e 5 jetëve, prej të cilëve, 3 nga Shkupi, 1 nga Kumanova dhe 1 nga Struga. Numri total i të vdekurve si pasoj e virusit shkon në 346.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë 2 pacientë të moshës 70 dhe 80 vjeçare. Në spitalin ‘8 Shtatori’ kanë ndërruar jetë po ashtu 2 pacientë, 77 dhe 63 vjeçare, tek njëri prej tyre virusi është vërtetuar pas vdekjes së tij. Në spitalin e Strugës ka ndërruar jetë një pacient i moshës 86 vjeçare”.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve që nga fillimi i epidemisë shkon në 7124, ndërsa prej tyre 3199 pacientë janë shëruar. Raste aktive mbeten 3579 raste.

Nga komunat e Shkupit, më shumë raste aktive ka në Çair, me 402 raste, Gazi Babë me 201, Butel 177, Karposh 166.
Shtuar më 07/07/2020, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori