Dorëzohet Ivanov, Zaev formon sot qeverinë (FOTO LAJM)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet t'i japë sot në orën 12 mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.

Ndërkohë, sipas medieve të Maqedonisë, lajmi është konfirmuar për "Press24" nga Kabineti i presidentit.

Kutjojmë se Ivanov kishte edhe dy ditë afat për dorëzimin e mandatit, ndërsa pak më parë, nga kabineti i Ivanov bën me dije se ai do të udhëtonte jashtë për promovimin e librit të tij, ndërsa kryeparlamentari Xhaferi kishte paralajmëruar se nëse Ivanov nuk i dorëzon mandatin Zaevit, qeveria do të formohej në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2017, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori