Lajme të këqija nga personi i zhdukur në Kërçovë
Pas më shumë se një muaji është gjetur i vdekur personi 26 vjeçar nga Kërçova që ishte i shpallur nga familja i zhdukur.

Trupi i tij ka qenë në fazë të shpërbërjes, ndërsa obduksioni duhet ta zbulojë shkakun e vdekjes.

“Më 9.6.2018 në ora 11 është pranuar telefonatë në Stacionin policor Kërçovë se në afërsi të fshatit Bigor Dollenc në vendin e quajtur ‘Teqe’ është vërejtur një kufomë. Nëpunës të policisë kanë dalë në vendin e denocuar, ku fillimisht është vërtetuar se bëhet fjalë për person 26 vjeçar, të cilin më 3 maj e kanë paraqitur si të zhdukur. Trupi është dorëzuar për obduksion”, informojnë nga MPB.


Shtuar më 11/06/2018, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori