Lajm pozitiv nga BE për Maqedoninë e Veriut, ka konsensus për nisjen e bisedimeve
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se “është arritur konsensus në Bashkimin Evropian për vendim për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pa kushte”.

Vendimi, sipas Osmanit, pritet sot të vërtetohet, ndërsa më 24 mars do të zyrtarizohet nga ana e ministrave të Evropës dhe për Punë të Jashtme dhe më pastaj në Samitin e liderëve të BE-së më 26 mars në video-konferencë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Është tejet lajm i mirë, jo vetëm që paraqet arritje të konsensusit nga gjithë 27 vendet anëtare. Kjo paraqet moment historik për shtetin. Megjithatë, sot edhe gjatë ditëve në vijim duhet i njëjti të vërtetohet formalisht”, tha Osmani.

Lajmi pozitiv nga Brukseli, siç bëri të ditur Osmani, vjen pas takimit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ku është biseduar për zgjerimin.
Shtuar më 19/03/2020, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori