Lajm i mirë për Maqedoninë nga Danimarka
Qeveria e Danimarkës nesër do të dorëzoj propozimin për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin e saj, ndërsa procesi e ratifikimit do të fillojë me 1 mars, shkruan Albeu.com

Këtë e njoftoi zv-shefi i Departamentit për fqinjësi evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Alan Peg Cristiensen, në takimin e sotëm e ministrin për diasporë, Edmond Ademi.

Alan Peg Cristiensen, i afirmoi marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dyja vendeve dhe përgëzoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për hapin guximtar në zgjidhjen e kontestit disavjeçar.

Ndryshe, protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO deri tani është ratifikuar nga Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori