Lajm i mirë për Maqedoninë/ Pllakat sizmike të Shkupit janë drejt qetësimit
Tërmet i vogël të cilin qytetarët nuk do ta ndjenin nëse nuk do të kishte epiqendër të cektë, ishte lëkundja vetme që është regjistruar sot në Shkup.

Këto janë të dhënat e fundit që vijnë nga Observatoriumi sizmologjik. Sizmologët këto dukuri i interpretojnë si pasoja që vijnë pas tërmetit kryesor dhe më të madh prej 5,3 ballëve të shkallës Rihter që qytetarët e Shkupit e përjetuan të dielën.

“Tani për tani, sipas të dhënave që i posedojmë, atë që e regjistruam, e vlerësojmë tërmetin e të dielës në ora 15 e 10 minuta si dridhjen kryesore. Dridhjet që ishin, si ajo e mëngjesit rreth orës 7:00, i vlerësojmë si pasoja pra dridhje të tjera që ndodhin krahas kryesorit dhe të gjithë përveç dridhjes kryesore janë tërmete që vijnë më pas”, deklaroi për Alsat-M Dragana Anastasovska, observatori sizmologjik pranë FMN.

E pyetur nëse lëkundjet në Shkup kanë lidhshmëri me lajmet për tërmetet në Turqi dhe Greqi ajo hedh poshtë një gjë të tillë.

“Ja, sot në mëngjes kishte tërmet në Greqi, epiqendra ishte në Kefaloni, ishujt e kohës së jonit. Por, megjithatë ato i takojnë tërësisht një grupi tjetër të pikë-takimit që nuk ka lidhje me pjesën qendrore të Shkupit”, tha Anastasovska. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2016, ora 19:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori