Vendoset afati, deri kur pranohen kandidaturat për kreun e PD

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka vendosur afatet për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet për kreun e partisë.

Kandidaturat për kreun e PD-së do të nisin të pranohen nga sot deri në datën 5 maj, ora 00:00.

Kujtojmë se në Kuvendin e PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që u mbajt më 30 prill, u vendos që data e zgjedhjeve u vendos më 22 maj.

Partia Demokratike aktualisht ka kryetar Enkelejd Alibeajn, i cili është komanduar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Situata në PD vazhdon të jetë e përçarë, që nga 9 shtatori 2021, kur kryetari i dorëhequr Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së pasi SHBA e shpalli “non grata”./albeu.com