Laboratori i drogës në Tetovë, paraburgim për 7 persona
Paraburgim 30-ditë u është caktuar shtatë personave të dyshimtë nga grupi i organizuar i zbuluar kriminel ndërkombëtar, të cilin policia e ka zbuluar më 30 nëntor dhe 1 dhjetor se në mënyrë të paautorizuar ka prodhuar dhe shitur “droga sintetike” në rrethinën e Tetovës.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionin, solli Urdhër për procedurë hetuese kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetas të Maqedonisë, të akuzuar se kanë kryer vepër penale, prodhim të drogave narkotike, dhe substancave të tjera nga neni 215 nga Kodi Penal, transmeton Alsat.

Për të gjithë shtatë të akuzuarit me propozim të prokurorit publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion nga ana e gjyqtarit për procedurën paraprake u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. /albeu.com/


Shtuar më 05/12/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori