Ish deputeti i BDI-së
Arben Labënishti ka dhënë
arsyet e dorëheqjes, e cila u njoftua paraditene sotme. Sipas tij ai nuk mund të vazhdojë të mbajë detyrën e deputetit në një kohë kur është
kandidat i BDI-së për komunën e Strugës në zgjedhjet e 24 marsit.
"Këtë e kam bërë për dy arsye themelore, e para - duke u bazuar në filozofinë time personale të përkushtimit në një pozicion të caktuar, dhe e dyta, që të mos keqkuptohet nesër mbajtja e dy pozicioneve - deputet në Kuvend dhe
kandidat për kryetar komune. Këto kanë qenë
arsyet që më shtynë për të dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i deputetit", ka deklaruar Labënishti.
Arben Labënishti do të ketë përballë në garën për Strugën, deputetin e PDSH-së, Ziadin Sela. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013,
ora 13:11