Laban: "Vetë përgjuan dhe vetë u zunë", PSP të mos dorëzohet
Kryetari i Lidhjes së prokurorëve në Ëashington, David Laban, i ka thënë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të mos dorëzohet në ndjekjen e gjurmëve që dalin nga materialet e përgjuara për rastin e tij.

"Mos u dorëzoni, çdoherë punoni për të vërtetën dhe për arsye të vërtetës", porosit prokuroren speciale Katica Janeva, Laban.
Kryetari i Lidhjes së prokurorëve në Ëashington, David Laban thotë se duhet të përmbushen tre kushtet që PSP të punojë me sukses: pavarësi, në buxhet dhe me ekip.

"Për prokurorët e SHBA-ve është kënaqësi që t'i shohin prokurorët special maqedonas dhe njerëzit që publikisht shprehin mbështetje duke ju them: kjo është ajo që na duhet.

Kjo është me rëndësi sepse prokurorja speciale nuk shkon jashtë, me armë në dorë, por është e vendosur të shoh kush çfarë ka bërë, pse e ka bërë dhe a mund që ajo të vërtetohet në gjyq", deklaron ai.

Çështja me materialet e përgjuara është i rallë thotë Laban. "Të harxhohen 50 milion dollarë para publike për të shkuar në Izrael të bleni paisje dhe të përgjoni 20 mijë njerëz, e në fund gjithë informacionet të dalin nga vetë përgjuesit, është ironi e vërtetë. Ata e zunë veten e vetë", është shprehur Laban. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori