Ky shqiptar po bën bujë për të keq në Zvicër
Pëlqej
Një gazetë e Zvicrës ka raportuar për një kosovar që 11 vjet kishte mashtruar shtetin duke fituar hiç më pak se gjysmë milioni euro.
Jetoni, një 65 vjeçar kishte mashtruar shtetin duke u shtirë si i paaftë për të punuar, dhe kjo gjë u zbulua tek tani.

Punëtorët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Aargau (SVA) e kishin vizituar Jetonin, dhe ai qëndronte shtritë në divan në mënyrë patetike. Pyetjeve iu ishte përgjigj i hutuar, aspak apo duke pretenduar se po i flihej.

Të afërmit e tij pastaj deklaruan se gjendja e tij ishte e keqe dhe e pandryshueshme, se ai mezi mund të funksiononte në mënyrë të pavarur, shkruan gazeta zvicerane “Aargauer Zeitung”.

Me këtë gjendje, për 11 vitet e fundit, 65 vjeçari ka marrë fonde si pensionin IV, sigurimin e përditshëm të sëmundjes, fondin e pensioneve, që kapnin një vlerë gati gjysmë milioni euro.

E për këtë, ai ishte paraqitet në gjykatë nën akuzën për mashtrim tregtar. Para kësaj gjykate kosovari ishte arsyetuar se ishte mjeku ai që i kishte thënë se nuk mund të punonte pasi, sipas tij, ai kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Por, në fund, gjykata e kishte shpallur fajtor duke e dënuar me 2 vite burg me kusht dhe me gjobë 4 mijë frangash.


Shtuar më 09/12/2018, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori