Ky politikan grek po bllokon zgjidhjen për emrin
Me deklaratën se nuk do të ketë zgjidhje në bisedimet për emrin Panos Kamenos i minon negociatat që janë duke u zhvilluar, konsideron përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re, Jorgos Kumicakos.

“Nëse kjo është deklarata e Kamenosit, atëherë Qeveria ka problem të madh, sepse derisa negociatat janë duke u zhvilluar dhe derisa Koxias ndodhet në Uashington dhe në Nju-Jork për këto negociata, paraqitet ministri i Mbrojtjes Kombëtare dhe në thelb i minon përpjekjet e Qeverisë.

Ky është një problem i madh, problem i madh që para vetes e ka Qeveria dhe duhet ta zgjedhë”, thotë Kumucakos, në deklaratën për mediat, pas konferencës në Athinë, duke e komentuar qëndrimin e ministrit grek të Mbrojtjes.

Lidhur me emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, që sipas kumtesës së Demokracisë së Re të premten në mbrëmje, Qeveria greke e ka shqyrtuar si propozim për marrëveshje eventuale, ndërsa 24 orë më vonë, nga Kabineti i Ciprasit në mënyrë indirekte e hodhën poshtë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina Kumucakos edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë së tij kundër këtij emri dhe thotë se kjo “nuk është hera e parë që Qeveria është e humbur në përkthim”.

“Kjo ka ndodhur disa herë, a në nivel diplomatik, a në atë ekonomik. Ky është problemi i tyre dhe unë nuk dua ta interpretoj. Thjesht do të duhet në ditët në vazhdim të sqarojnë saktë cili është pozicioni i tyre.

Në çdo rast më vjen rëndë të kuptoj si Qeveria greke ka pranuar, dhe madje dje si lëndë të bisedës, një emër që ka përgjegjësi të rëndë politike dhe gjeopolitike, gjegjësisht trashëgimi që është identifikuar me “irredentizëm maqedonas” dhe me ekspansion maqedonas”, thotë Kumucakos dhe shton se “kremtimi i Ilindenit është momenti kur hapen hartat e Maqedonisë së Madhe”.


Shtuar më 23/05/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori