A kontrollohet? Një nga diagnozat më të përhapura, mjekja e njohur tregon si shfaqet strabizmi te fëmijët

Dr. Alketa Ajazi, mjeke oftalmopediatre, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur për strabizmin dhe mënyrat si shfaqet te fëmijët: një e kontrolluar dhe një tjetër, e manifestuar. Ndër të tjera ajo theksoi se është një proces shumë kompleks sepse nuk janë të përfshirë vetëm muskujt, por edhe nervat.

“Strabizmi është një term mjekësor, bazohet në gjuhën greke. Është folur për të që në shekullin e 17. Si term grek është për njerëzit që nuk i kanë sytë drejt dhe duke mos qenë sytë në bosht pamor paralel ose duke mos u fiksuar në një objekt para vetes. Atëhere njihet si strabizëm. Mund të jetë në forma të ndryshme, i dukshëm, pra në momentin që t’i paraqitesh me një njeri që nuk i ka sytë drejt, quhet strabizëm i manifestuar.

Por mund të jetë edhe i kontrolluar nga fëmija pasi në momentin që ai është i lodhur dhe nuk ka kontroll mbi muskujt e gjithë trupit apo dhe mbi muskujt që drejtojnë sytë. Atëherë në atë moment që ai nuk është i kontrolluar shfaqet strabizmi. Në momente të tjera e kontrollon drejtimin e syve. Në këtë moment unë fola për fjalën muskuj dhe strabizmi do të thotë që muskujt përreth syve nuk veprojnë paralel apo të koordinuar që sytë të jenë drejt. Edhe një proces shumë kompleks sepse nuk janë vetëm muskujt, por është edhe proces nervor.

Pra, janë muskujt që i nervohen nga nerva të caktuar të kokës dhe bashkëveprimi i tyre është jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me kokën. Që do të thotë kur unë lëviz kokën, lëvizin edhe sytë, kur unë lëviz qafën, lëvizin dhe sytë”, u shpreh ajo ndër të tjera.


Shtuar 30.01.2023 16:59