Ky është shkupjani që vrau futbollistin në Aerodrom? (FOTO)

Policia ka njoftuar zyrtarisht se autori i vrasjes së mbrëmshme në AerodromShkupit është ende i panjohur.

Mirëpo në rrjetet sociale qytetarët shprehen se bëhet fjalë për personin me iniciale R.T. nga Shkupi, i njohur edhe më herët për organet e drejtësisë.

Mediat opozitare maqedonase akuzojnë se ai është njeri i afërt me LSDM-në dhe se ka reketuar biznesmenë të ndryshëm në Shkup.

Sipas tyre, R.T. ka qenë i dënuar me tre vite burg si adoleshent, kurse ka qenë i dyshuar edhe nga prokuroria italiane, për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Ai, deri para ca kohe ka qenë shok i ngushtë me Martin Janushevin, që u vra mbrëmë me 5 plumba në lagjen AerodromShkupit. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori