Po bën xhiron e rrjetit, fansi puth Elvana Gjatën në koncert gjatë hitit “1,2,3 puthe!” (VIDEO)

Elvana Gjata është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe si rrjedhojë është mjaft e kërkuar nëpër koncerte. Ajo ka qenë mjaft e angazhuar gjatë gjithë verës duke kënduar nëpër clube brenda dhe jashtë vendit ku ka shqiptarë.

Së fundmi, teksa po performonte këngën hit “Puthe”, këngëtarja është afruar tek një fans duke i drejtuar faqen. Djali nuk e ka humbur rastin, duke i dhuruar një puthje Elvanës. Më pas këngëtarja është larguar duke vazhduar performancën e saj.