Ky është politikani i parë jashtë vendit që përdor termin Maqedonia e Veriut
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ka shkruar se Kosova qëndron e përkushtuarndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.

“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuarndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka përfunduar shkrimin e tij Haradinaj.


Shtuar më 13/01/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori