Ky është heroi i vetëm "me besë" në këto zgjedhje
BESA duket të jetë humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve pasi doli në raund të dytë në komunat më të mëdha si Tetova dhe Çairi duke i humbur ato kundrejt BDI-së.

Megjithatë duket se në minutat e fundit ka ardhur një rezultat që mund t'a ngushëllojë disi këtë parti.

Mësohet se kandidati i Besës në Zhelinë, Blerim Sejdiu ka arritur të fitojë këtë komunë të vogël rurale përballë kandidatit të BDI-së Fatmir Izairi, me një diferencë të vogël prej 344 votash.

Për më tepër, shikoni rezultatet për KOMUNËN E ZHELINËS . /albeu.com/

Shtuar më 29/10/2017, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori