Talenti i Barcelonës nga një tjetër planet, Gavi “tallet” me Shaqirin dhe Xhakën (VIDEO)

Spanja arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Zvicrës me rezultatin minimal 0-1. Autori i golit të vetëm ishte Sarabia edhe pse ndeshja ishte e dominuar totalisht nga ekipi spanjoll.

Gjatë kësaj sfide, talenti i kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, Gavi zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. 17-vjeçari bëri stadiumin të brohoriste me të madhe në një moment kur ai dribloi mjeshtërisht Shaqirin dhe Granti Xhakën, ku ky i fundit më pas shkaktoi faull./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.06.2022 16:21