Ky është emri i Maqedonisë me të cilin pajtohen grekët
Pëlqej
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias do të shkojë në Shkup më 22 mars me paktin gati për emrin e Maqedonisë.

Negociatat janë në vijën e fundit dhe ka shumë të ngjarë që marrëveshja ndërkombëtare të shkojë në parlamentin grek në fillim të majit.

Burime të cituara nga faqja e internetit “Hellas journal” thonë se qëllimi kryesor është të përshpejtojet procesi në mënyrë që çdo gjë të përfundojë në qershor.

Të njëjtat burime argumentuan se qeveria greke është plotësisht e kënaqur me emrin Gorna Makedonija në gjuhën sllave dhe se në paketën greke ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë është një kusht për të përfunduar marrëveshjen.

Kotzias i konsideron ndryshimet në emrat e aeroportit dhe të autostradës “zhvillime të mira” por thekson se kjo nuk mjafton. Lidhur me ndryshimin e Kushtetutës Kushtetuese, Zaev thotë se nuk ka votat e nevojshme as në parlament edhe as në partinë e tij.

Në të njëjtën kohë, përplasjet për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare i pritet të ndikojnë në negociatat për emrin, pasi popullsis shqiptare nuk e ndjen veten në emërtimin me termin Maqedoni.
Shtuar më 18/03/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori