Kuvendi të mbajë përgjegjësi nëse arratisen dy deputetët e VMRO-DPMNE-së
Prokuroria e cila udhëheqë me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe e cila e përfaqëson akuzën për rastin e 27 prillit, Vilma Ruskovska dje ka deklaruar se nuk do të kërkojë masa për ndjekjen e dy deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski dhe Lupço Dimovski, të cilëve Kuvendi nuk ua mori imunitetit.

Nëse arratisen, Kuvendi le t’ia mendojë”, deklaroi Ruskovska për “Telma” dhe pastaj nuk i komentoi ndodhitë në Kuvend, as nëse përfundimi i këtillë und të ndikojë në hetimet që i udhëheqë Prokuroria për organizatorët e 27 prillit dhe për keqpërdorim në bujqësi.

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, dje deklaroi se do të konsultohet me gjykatësit si dhe do të veprohet për rastin, edhe pse pranoi se në praktikë deri më tani nuk është dërguar kërkesë e dytë për marrjen e imunitetit të ndonjë deputeti.

Shtuar më 26/02/2019, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori