Kuvendi tashmë edhe me palestër dher studio televizive
Kuvendi i rikonstruktuar i Republikës së Maqedonisë do të ketë mes të tjerash palestër për fitnes dhe një studio televizive. Mediat maqedonase shkruajnë se studioja televizive do të vendoset poshtë sallës "Boris Trajkovski" me një sipërfaqe prej 240 metrave katrorë.

Qëllimi parësor i studios është transmetimi i kanalit të Kuvendit, por gjithashtu edhe xhirimi i emisioneve debative. Ajo do të jetë e pajisur edhe me një dhomë adekuate për incizim tonik. Çdo stacion televiziv do të ketë zyrë për gazetarë, desk dhe redaktor, shkruan Zhurnal.

Punimet pritet të përfundojnë deri në muajin nëntor të vitit të tjetër, kurse me pajisjet e nevojshme, studioja do të furnizohet deri në vitin 2014. Palestra për fitnes, ndërkaq, do të ketë sipërfaqe prej 80 metrash katrorë dhe do të jetë e vendosur në bodrumin e Kuvendit.

Krahas kësaj, çdo deputet do të ketë zyrën e vet për të kryer sa më në mënyrë efikase detyrat e punës. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2012, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori