Kuvendi rifillon punën, deputetët debatojnë ashpër
Ka rifilluar seanca e Kuvendit të Maqedonisë për zgjedhjen e komisionit për zgjedhje dhe emërime si dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Fillimi i seancës është shoqëruar me tensione, pasi deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski, ka thënë se kryetari i Kuvendit do të zgjedhet nga partia fituese, pra nga partia e tij.

"Komisioni për emërim dhe zgjedhje nuk duhet të lejojë që të ketë kandidat për kryetar Kuvendi që më herët ka qenë i falur. Komisioni nuk duhet të lejojë deklarata nga shtetet tjera", ka thënë Milloshoski.

"Dua që të reagoj duke parë se çfarë ndodh në këtë rend dite. Është shumë problematike se si zvarritet puna e Kuvendit. Nëse nuk ka grupe parlamentare, na trego se pse ishim në koordinim tek ju në zyrë. Sot këtë që e shohim është jo logjike", tha Oliver Spasovski.

"Debati në Maqedoni në mes deputetëve është i garantuar me Kushtetutë. Ne pritëm më shumë interes nga deputët e LSDM dhe partnerët e koalicionit tuaj. Nga 50 të paraqitur për diskutim këtu jeni vetëm tre deputetë. Unë bëj thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të diskutojmë dhe për të pastruar disa dilema", u shpreh Ilija Dimovski.

Ndërkohë, Xhevat Ademi nga radhët e BDI-së, tha se apelon tek të gjithë deputetët">deputetët e Kuvendit që të jenë të kujdesshëm dhe të mos debatojnë për gjëra të panevojshme.

"Dua të them që apsolutisht kemi mirëkuptim për çdo gjë, për Rregulloren e Kuvendit dhe për të drejtën e debatës. Dua të apeloj tek të gjithë deputetët">deputetët e Kuvendit që të kenë kujdes se çfarë kahje do t’i japim debatit.

Mos e filloni debatin me tema të pa nevojshme. Mos e prishni integritetin tuaj si deputetë. Deklaratat e partive politike shqiptare i keni, ajo deklaratë është deklaratë e vendit. Mos manipuloni," tha Ademi përcjell "Telegraf". /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori