Kuvendi përfundon debatin për shpalljen e prokurorit publik
Pëlqej
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përfundoi diskutimin për pikën e shpalljes së konkursit publik për emërimprokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, pasi që u shter lista e të paraqiturve për diskutim.

Me këtë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu seancën dhe tha se deputetët do të informohen në lidhje me atë se kur do të jetë vazhdimi i seancës së ndërprerë.

Edhe në pjesën e pasdites së diskutimit për shpalljen e konkursit për emërimprokurorit të ri publik të Republikës së Maqedonisë kërkuan të shtyhet kjo pikë pas zgjedhjeve lokale dhe të respektohet mendimi i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, sipas të cilit të gjitha veprimet për shkarkim dhe emërim të bartësve të funksioneve publike duhet të ndërpriten deri në përfundim të zgjedhjeve.

Sipas tyre, e tërë kjo procedurë është joligjore sepse, siç thanë, sipas rregullores së zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjeve në vend nuk guxon të kryhen as shkarkime, e as punësime të reja, shkruan Telegrafi.

Qëndrimi i shumicës parlamentare është se nuk është thyer asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski dhe i rikujtuan kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur janë caktuar zgjedhje më 11 janar, vetëm më me datë 21 janar,pra për afat prej dhjetë ditësh pas shpalljes së zgjedhjeve është emëruar pikërisht Zvërlevski për prokuror publik dhe pyetën se për çfarë arsye atëherë nuk kanë reaguar. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori