Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi kumtoi se nga ora 18:00 deri në orën 19:00 do të zgjasë pauza nga debati për propozim
ligjin e prokurorisë publike, ndërsa pas orës 19:00 do të vazhdojë dhe do të zgjas pa ndërprerje derisa Parlamenti të shpërndahet.
Në pjesën e pasdites të seancës nuk u dëgjua asgjë e re, përveç propozimit të Daniela Rangelovës nga VMRO-DPMNE e cila apelon, secili që është i përfshirë në ndonjë prej rasteve gjyqësore, procedura hetimore ose parahetimore, të mos jetë në debatin për
ligjin.
Paraprakisht, gjatë diskutimit, deputetët e shumicës qeveritare edhe një herë përsëritën se miratimi i ligjit për PP do të thotë fillim i luftës kundër korrupsionit dhe
krimit, ndërsa kolegët e tyre nga VMRO-DPMNE ia kthyen se e shtyjnë me forcë edhe në mënyrë të kundërligjshme, vetëm që të shpëtojë Zaevi dhe funksionarë të tjerë qeveritar nga përgjegjësia.
“Një gjë është e qartë: kjo është një luftë serioze, e madhe dhe e fundit midis mafies dhe drejtësisë.
Por ne do të kemi sukses, ju e dini. Ligji është mjeti i fundit i domosdoshëm në luftën kundër
krimit të rëndë të organizuar në vendin tonë që ende nuk mund ta zhdukim, por do të kemi sukses, do ta miratojmë
ligjin deri në fund të seancës”, tha Aleksandar Kiracovski dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që siç tha ai janë të sinqertë, të mos nënshtrohen para
krimit dhe korrupsionit, por për të votuar zgjidhjen e propozuar.
Për këtë Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE replikoi se qytetarët tashmë bëjnë dallime mes asaj që flitet edhe asaj që bëhet, se i shohin veprat.
Sonja Mirakovska nga PRSD e vlerësoi fjalimin e Micevskit si parullë politike. Në replikën e pyeti pse kur kanë qenë në pushtet nuk e kanë miratuar
ligjin e PP.
Nola Ismailovska Starova nga
Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së e përkujtoi Ilija Dimovskin se ligji është miratuar në Përzinë. Lidhur me
ligjin e PP, megjithatë i tha se duhet të bëhen dallime mes nenin 110 dhe rasteve të reja.
Paraprakisht, Emiliana Aleksandrova nga
Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, tha se VMRO-DPMNE me qëndrimet e shprehura për
ligjin e PP e çon partinë në drejtim të gabuar.
Shtuar më 14/02/2020,
ora 19:07