Kuvendi miraton ligjin për abort
Ligji për abort është miratuar sot pasdite me procedurë të shkurtuar nga Kuvendi i Maqedonisë. Në debat për ligjin nuk ka marrë pjesë opozita, ndërsa vota e vetme kundër ishte ajo e deputetit të Partisë Liberale Ivon Veliçkovski.

Deputeti tha se me masat administrative “po zhvillohet politikë populiste dhe se me këtë rast manipulohet me ndjenjat religjioze të popullatës, pasi po involvohen edhe bashkësitë fetare”.

"Ky ligj nuk do të thotë se do ta largoni abortin, por do ta stimuloni që ai të bëhet nëpër bodrume dhe jashtë vendit", tha mes tjerash Veliçkovski.

Atij i replikoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili tha se “po krijon problem fiktiv dhe me të gjitha forcat po mbrohet që ai të mos ndodh”. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2013, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori