Kuvendi miratoi Ligjin për Agjencinë Teknike Operative
Kuvendi miratoi Ligjin për Agjencinë Teknike Operative dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve.

“Ky është përcaktimi strategjik për respektimin e supermacisë së normave kushtetuese dhe normave eprore të sistemit juridik dhe respektimin e institucioneve të sistemit të sigurisë publike e shtetërore.

Zgjidhjet e reja ligjore janë format më të mira, përgjithësisht në rethanat e një vendi me demokraci në zhvillim siç është vendi ynë, me qëllimin e vetëm për të mos i lënë vend arbitrariteteve dhe anarkisë, me pasojat të drejtëperdrejta tek qytetaret dhe tek niveli i sigurisë në vend”, shprehet zv.ministri Nuhiu.

“Presim që në praktikë të mos komplikohen çeshtjet dhe kjo do te varet nga kushtet politike, juridike, stadi shoqëror e të tjerë faktor”, përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori