Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për viktimat e tragjedisë
Pëlqej
Parlamenti i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje duke nderuar viktimat e tragjedisë së mbrëmshme në aksin Shkup-Tetovë në Maqedoni ku mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosen 20 të tjerë, shkruan Albeu.com.

Në fillim të seancës plenare të ditës së sotme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi mbajtjen e një minute heshtje për viktimat.

“Të gjithë jemi njohur me një ngjarje tragjike të një aksidenti në Gostivar, ku kanë humbur jetën 15 qytetarë të Maqedonisë. Për të nderuar dhimbjen dhe për tu gjetur familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre ftoj kuvendin të mbajë 1 minutë heshtje”- tha Ruci.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori