Kuvendi i Maqedonisë së Veriut voton ministrat e rinj të kabinetit të Zaevit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi zgjedhjen e dy ministrave të rinj, Nina Angellovskes për ministre të Financave dhe Hisen Xhemailin për ministër i angazhuar për rregullativën për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendase.

Për Angellovskën votuan 64 deputetë pro dhe 18 kundër, ndërsa për Xhemailin votuan 61 deputetë pro dhe 21 kundër.

Kuvendi do të vazhdojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave: Kiril Kolemishevski, Elizabeta Naumovska dhe Nexhad Mehmedoviq. Në këtë seancë pritet të votohet edhe zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, ku për një mandat të ri është propozuar sërish Fadil Bajrami.
Shtuar më 31/08/2019, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori