Kuvendi i Maqedonisë nuk e respekton gjuhën shqipe
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka filluar me shpërndarjen e ftesave në kuadër të ditës së çlirimit të Maqedonisë më 11 tetor.

Por, ajo që më së tepërmi u ka bërë përshtypje marrësve të ftesave, është se Kuvendi nuk ka treguar aspak respekt ndaj gjuhës shqipe, pasi ftesat e dërguara kanë qënë në atë Maqedonase.

Një ftesë e tillë është dërguar edhe në adresë të "Telegrafit" në Maqedoni.

"Në ftesën e dërguar nuk figuron askund gjuha shqipe e cila është e rregulluar edhe me ligjin për gjuhësinë", shkruan portali. /albeu.com/




Shtuar më 07/10/2016, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori