Komplekset e moshës? Gilberta: Refuzova një djalë 11 vite më të vogël

Sa kompleks e kemi moshën? Ishte tema e bisedës në Abc e Pasdites me Ermal Peçin dhe të ftuarit Teuta Borovën, Gilberta Simonin dhe Gëzim Tushin. Gilberta gjatë bisedës tregoi se e kanë propozuar djem më të rinj në moshë.

Dje sa mora një propozim që është 11 vjet më i vogël se unë. Ka hyrë tradita tek unë, gjëja e parë që unë pyes është “sa vjeç je”. Unë mendoj që nuk ka pjekurinë emocionale, psikologjike siç e dua unë, nuk ka eksperiencat e duhura për të ditur çfarë do”.

Nga ana tjetër Teuta Borova theksoi se zgjodhi të ishte e lirë e më pas të vendoste për partnerin dhe jo të bëntë atë jetën tradiocionale të studionte dhe të martohej.

Unë jam martuar më pasionet e mia, me hobit e mia, kënaqësitë e mia. Tashmë në jetën time është një partner gjerman prej 6 vitesh… një mikeshë e imja më tha ‘sa mirë Teuta ti prite-prite…’ jo i thashë unë nuk prita, unë e shijova jetën në maksimun me lirinë e saj, por kur të vjen personi i duhur në perceptimin tënd, ai person nuk ta prek lirinë”.

Sipas Gëzim Tushit, ka ndodhur një revolucion sa i takon moshës, por sërish jemi një shoqëri në kapërcyll me një këmbë në traditë edhe një nga modernja. Tushi nënvizoi se ka ndodhur një ndryshim i madh në lidhje me perceptimin e faktorit moshë.

“Po ju jap vetëm një fakt. Nëse 30 vjet më parë e quanim të moshuar sot është tip adoleshenti. Unë nuk jam i moshuar për veten time, më pëlqen të vesh xhinse, të kem shoqe të reja… kufijtë moshor janë spostuar në favor të njeriut për ta jetuar jetën”.

Ai shtoi se më herët, nëse kishe humbur bashkëshortin, martesa e dytë ishte imoralitet sepse shoqëria shqiptare i ka parë marrëdhëniet, lidhjet nga pikëpamja moshore dhe seksi, faktorë të cilët janë të rëndësishëm por jo determinant. Gjithashtu të tre ishin të mendimit se edhe rritja e divorceve ka thyer shumë tabu duke i bërë shumë persona të rilindin.


Shtuar 26.04.2022 18:29