Kuvendi e miraton shqipen në FFM, gjykatësi shqiptar e refuzon
Gjykatës shqiptar në Gjykatën Administrative në Shkup ka refuzuar pjesën e statutit të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku gjuha shqipe përmendej si gjuhë zyrtare në punën e këtij institucioni, shkruan Lajm.

Vendimi është marrë në fillim të qershorit, kurse në FFM është dërguar para dy javëve. Vendimi ka revoltuar anëtarët shqiptarë të FFM-së, kurse habia e tyre ka qenë edhe më e madhe kur e kanë vërejtur firmën e gjykatësit shqiptar në këtë vendim, të cilin e quajnë diskriminues.

Dhe, jo zvarritja e statutit të ri të FFM-së, për më shumë se një vit, sipas të gjitha gjasave do ta injoroj gjuhën shqipe që mos jetë zyrtare në Federatën e futbollit të Maqedonisë (FFM), ndonëse ajo (shqipja) është aprovuar nga Kuvendi i rregullt i FFM-së i mbajtur më 30 prill të vitit 2011.

“Në Kuvendin e rregullt vjetor të FFM-së që është mbajtur, në hotel Ineks Gorica në Ohër, më 30 prill të vitit 2011, u pranua propozimi jonë që në Statutin e ri të zyrtarizohet edhe gjuha shqipe. Aty shumë mirë shkruhej: Edhe gjuha shqipe dhe gjuhët tjera që i plotësojnë kushte sipas kushtetutës së Maqedonisë do të jenë zyrtare. Ky statut është dërguar në Gjyqin Administrativ të Maqedonisë, mirëpo këta të fundit si duket qëllimisht e kanë zvarritur punën një kohë të gjatë, që në fund të kthejnë përgjigje negative. Arsyet mund të jenë të ndryshme”, thotë një burim i “Lajmit”, brenda FFM-së në kushte anonimiteti.

Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në futbollin e Maqedonisë, FIFA e UEFA i kanë dërguar letër FFM-së, nga e cila kanë kërkuar të organizoj Kuvend gjeneral të jashtëzakonshëm me të vetmin qëllim-të sjell statut të ri në pëlqim me FIFA-n, pasi tashmë janë tejkaluar të gjitha afatet kohore (fundi i muajit prill 2012 ka qenë afati i fundit).

“Tani kemi marrë versionin më të ri të UEFA-s dhe FIFA-s në të cilën na është thënë që patjetër të sjellin statutin e ri, por aty nuk figuron gjuha shqipe. Aty shkruan: Gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare, dhe alineja 2: Dhe, gjuhët tjera që plotësojnë kushtet sipas ligjit ekzistues dhe jo sipas kushtetutës së Maqedonisë”, thotë burimi i gazetës.

Në ndërkohë, Këshilli drejtues i FFM-së në mbledhjen urgjente të mbajtur të enjten ka caktuar Kuvendin gjeneral të jashtëzakonshëm më 29 korrik në Ohër, ndërsa për këtë janë njoftuar edhe FIFA e UEFA të cilat gjithashtu do të jenë prezente.
Shtuar më 25/06/2012, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori