U dyshua për COVID-19, humb jetën në ambulancë pacientja

Ndërron jetë teksa transportohej nga qyteti i Pogradecit me Autoambulancë 88-vjeçarja e konfirmuar disa ditë më parë me Covid-19.

E moshuara ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance.

Mësohet se 88-vjeçarja ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

Mbetet për tu parë nëse në raportimin e ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë, do të llogarisë vdekjen e të moshuarës në bilancin total të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.


Shtuar 18.07.2020 06:18