Kuvendi bën punën e tij, kalon përfundimisht marrëveshjen
Pëlqej
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për emrin në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.

Kuvendi sot me 69 vota pro dhe asnjë kundër ka rafifikuar projekt marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Në fjalimin e tij kryeministri Zoran Zaev tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.


Shtuar më 20/06/2018, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori