Pavarësia e Ukrainës/ Anulohen festimet nga frika për sulme të reja

Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi.

Paralajmërimi vjen një ditë para 6 mujorit të sulmit rus kundër Ukrainës, ditë që përkon dhe me 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik.

Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendim të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.

“Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane. “Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.

Edhe presidenti i Ukrainës tha se në 31 vjetorin e pavarësisë Rusia mund të ndërmarrë sulme të dhunshme

Emocionet e ukrainasve janë të përziera në këtë përvjetor. teksa i drejtohen sheshit të pavarësisë në Kiev ku janë ekspozuar armatime ruse të shkatërruara ata hedhin sytë pas nga jeta e tyre që ndryshoi për 6 muaj,

“Unë mendoj se putin nuk do të ndalet me Ukrainën. zoti mos e dhëntë por nëse na pushton ai do të shkojë më tutje. është terrorist dhe vrasës”.

“Kur flas me të njohurit në rusi ata ngrenë supet dhe thonë çfarë mund të bëjmë ne?! Jemi shumë të vegjël dhe ne ukrainasit jemi të vegjël por u bëmë të mëdhenj. Nuk do përkulemi kurrë.”- shprehen ukrainasit.

Në rrugët e Moskës ka shenja që mbështetësin pushtimin, por në qendër ku njerëzit janë më pak konservativë se pjesa tjetër e vendit njerëzit të intervistuar nga Afp kritikojnë konfliktin.

“Nuk duhet të luftojmë me njëri-tjetrin, është gabim. Le të përplasen ata politikanet jo njerëzit që vuajnë, të gjithë po vuajnë”- shprehet një rus.