A do të rrëzohet qeveria?
Update - Parlamenti sot deri në mesnatë do të vendos nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. LSDM ka theksuar se arsyeja se përse ka thirrur interpelancën është konfrontimi dymuajsh i inskenuar midis partnerëve qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Rregullorja e Parlamentit nënvizon se propozimin për votëbesimin e Qeverisë mund ta dorëzojnë të paktën 20 deputetë në formë të shkruar dhe me arsyetimin e dhënë, ndërsa seanca lidhur me këtë çështje duhet të mbahet në ditën e tretë pas dorëzimit të propozimit.

Propozimi flet se VMRO-DPMNE dhe BDI i shfrytëzojnë organet shtetërore në realizimin e vendimeve të tyre partiake, pra për qëllime personale, si që ishte rasti me Sllupçanin, shkollat në Çair, mosndëshkimin e pjesëtarëve të ARM-së dhe tjera, shkruan Zhurnal.

"Në përplasjet politike, bartësit e funksioneve nga VMRO-DPMNE e BDI tërësisht e kanë degraduar dhe janë në rrugë të mirë t’i bllokojnë institucionet shtetërore.

Vetëm në periudhën e tanishme ata nënçmuan dhe shkatërruan integritetin dhe kredibilitetin jo vetëm të dikastereve dhe organeve që drejtojnë, por edhe në mënyrë tektonike e nënçmuan imazhin e ARM-së, ndërsa shkuan deri atje sa që filluan të konfrontohen edhe në kurriz të nxënësve duke keqpërdorur ata dhe prindërit e tyre dhe duke ndërhyrë në sistemin arsimor”, qëndron në propozimin e socialdemokratëve, ku dhe bëjnë pyetjen nëse, "ky shtet ka qeveri, dhe nëse kemi një apo dy qeveri në një"?

Gjitha informacionet çojnë në atë se BDI do t’i thotë "po" mbështetjes së qeverisë, PDSH do jetë neutrale, derisa ditë më parë RDK e Osmanit tha se do të pozicionet përkah opozitës.

Në rast se votohet rënia e qeverisë, atëherë kryeministri jep dorëheqjen deri tek Parlamenti në afat prej 24 orëve nga votimi. Interpelanca e fundit në Maqedoni ndaj Qeverisë ka qenë më 7 qershor 2007, gjatë mandatit të parë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe koalicionimit të tij me PDSH-në. /albeu.com/





09:51 - Parlamenti i Maqedonisë do të mbajë sot seancën për votëbesimin e qeverisë së koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI. Propozimi për votëbesimin vjen nga partia opozitare LSDM dhe partitë e tjera opozitare maqedonase.

LSDM ka theksuar se arsyeja se përse ka thirrur interpelancën është konfrontimi dymuajsh i inskenuar midis partnerëve qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, një çështje që ka rrezikuar marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimin e vendit.

Mediat proqeveritare maqedonase theksojnë se dy partitë e koalicionit do të veprojnë të koordinuara lidhur me interpelancën dhe se ato këtë seancë e konsiderojnë si të zakonshme, mirëpo duke u përgatitur për kundër argumente ndaj opozitës.

Por gazeta "Dnevnik" thekson se nuk mund të përjashtohet edhe pozicioni i Gruevskit, i cili vetë do të kërkojë votëbesimin e kabinetit të tij qeveritar.

Rregullorja e Parlamentit nënvizon se propozimin për votëbesimin e Qeverisë mund ta dorëzojnë të paktën 20 deputetë në formë të shkruar dhe me arsyetimin e dhënë, ndërsa seanca lidhur me këtë çështje duhet të mbahet në ditën e tretë pas dorëzimit të propozimit.

Në rast se votohet rënia e qeverisë, atëherë kryeministri jep dorëheqjen deri tek Parlamenti në afat prej 24 orëve nga votimi.

Interpelanca e fundit në Maqedoni ndaj Qeverisë ka qenë më 7 qershor 2007, gjatë mandatit të parë të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe koalicionimit të tij me PDSH-në. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori