Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Angellov
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e kryetarit të partisë "Dinjiteti", Stojanço Angellov për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për referendum. Angellov dy vjet më parë ngriti procedurë pranë Gjykatës Kushtetuese, pasi parlamenti rrëzoi nismën e tij për organizimin e referendumit për ligjin e amnistisë, organizimit territorial, që ish pjesëtarët e UÇK-së të mos mund të bartin funksione publike si dhe që veteranët e UÇK-së të mos fitojnë status të barabartë me "Branitellat".

"Interpretimi autentik i ligjit për amnisti të cilin e miratoi kjo përbërje parlamentare në krye me Nikolla Gurevskin i cili në atë kohë ishte deputet është diçka që nuk duhet të tolerohet dhe herët apo vonë duhet të procedohet. Ne si ‘Dinjiteti’ edhe më tej do ta vazhdojmë këtë iniciativë por jo në mënyrë të vrazhdë e cila do të nxiste tensione ndëretnike. Unë jam i bindur se edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve i dënojnë ata keqtrajtues të njerëzve të pafajshëm. Iniciativa jonë nuk ka të bëjë me veteranët e UÇK-së, por me rreth 20 persona që kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare duke kryetar vepra të egra që nuk vjetërsohen", Stojanço Angellov, citon Alsat-M.

Angellov gjithashtu e shikon si të padrejtë ligjin për ndarjen e territoriale, i cili sipas tij është diskriminues sidomos në rastin e Komunave të Strugës dhe Kërçovës.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë çdo dyshim rreth Kushtetutshmërisë së Neni 28 të Ligjit për referendum, i cili ndalon mbajtjen e referendumit për çështje të caktuara siç është ligji i amnistisë dhe ligjet e miratuara me Badenter. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori