E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Kushtetuesja hedh poshtë iniciativën për vendosjen e kryqit në Butel
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë sot për shkak të mungesës së kompetencës, hodhi poshtë iniciativën që kishte të bëjë me kushtetueshmërinë e vendimit për vendosjen e kryqit në lagjen e Butelit.

Vendimi për dhënien e pajtimit për vendosjen e kryqit në rajonin e komunës Butel është marrë në muajin shkurt të këtij viti nga Këshilli i komunës, ndërsa iniciativa e kontestimit është ngritur nga Lëvizja për Reforma-PDSH.

Gjykata sqaroi se ka hedhur iniciativën pasi nuk është një përshkrim i përgjithshëm, por është lidhur me një objekt, lëndë, punë konkrete.

Projekti për vendosjen e Kryqit është i Kongresit Botëror Maqedonas, partisë nacionaliste maqedonase të udhëhequr nga Todor Petrovi dhe është përkrahur nga VMRO-DPMNE. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2016, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori