Lufta, ukrainasit godasin 3 baza ruse

Zyrtarët ukrainas kanë dhënë detaje për objektivat ruse të goditura në Kherson, qyteti i pushtuar nga Rusia në jug të vendit.

Serhii Khlan, këshilltar i kreut të administratës civile-ushtarake Kherson, tha se objektivi i tretë që u godit në 24 orët e fundit ishte në rrethin e Beryslav në bregun verior të lumit Dnieper.

“Baza e pushtuesve u shkatërrua, ku ata vendosën edhe depo pajisjesh dhe municionesh”, tha Khlan.

Natalia Humeniuk, zëdhënëse e Komandës Operacionale Jug, i tha CNN se “në orën 5 të mëngjesit, njësitë tona goditën një përqendrim të armikut, armëve dhe pajisjeve, si dhe një depo municioni në rrethin Raiske dhe një magazinë municionesh në rrethin Beryslav.”

Forcat ukrainase kanë shënjestruar vendet ruse të municionit dhe postet komanduese në Kherson pothuajse çdo ditë gjatë dy javëve të fundit në një përpjekje për të ndërprerë linjat e furnizimit ruse./albeu.com