Një ministër i pavarur i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo mendohet të jetë kushti që do të miratohet sot si qëndrim zyrtar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), për të marrë pjesë në zgjedhjet
lokale të pranverës.
LSDM duhet të mbajë sot "mini-kongresin" të partisë, ku pritet të definohet veprimi i mëtejshëm i saj në raport me zhvillimet e fundit aktuale.
"Krahas kushteve të njohura për formimin e qeverisë teknike dhe përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në Kodin Zgjedhor, ky do të jetë edhe një
kusht i LSDM që të vendosë për të marrë pjesë në zgjedhjet
lokale. Policia nuk mund t’i dorëzohet një eksperti për të cilin të gjithë e dinë se është njeri i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE", kanë thënë burime partiake për mediat maqedonase.
Në takimin e sotëm të strukturave partiake të LSDM-së do të marrë pjesë kupola e partisë, krerët aktualë të komunave, kandidatët për kryetarë komunash dhe drejtuesit e organeve
lokale. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2013,
ora 12:09