Aksident i katërfishtë në Tiranë 4 të plagosur, një nga mjetet largohet nga vendngjarja

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Vasil Shanto” në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur 4 persona.

Sipas olicisë një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ëhstë bërë shkak i aksidentit, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Sa i përket të lagosurve ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2023, në afërsi të Vasil Shantos, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar (larguar nga vendi i aksidentit), ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

/AlbEu.com/


Shtuar 23.02.2023 23:20