Kush po e mbron Gruevskin në Hungari
Televizioni “1TV” nga Budapesti raporton se kryeministri hungarez Viktor Orban po e mbron ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski me kërkesë të Rusisë.

Sipas këtij televizioni, natën e parë pas arritjes në Budapest, Gruevski e ka kaluar në hotelin luksoz në këtë qytet, Korintia.

Rasti i Gruevskit është top-temë në Hungari.

Sipas disa analistëve hungarezë, nga kjo çështje do të varet se çfarë drejtimi do të marrë vendi, respektivisht nëse do të mbetet shtet evropian ose do të kthehet kah Rusia, sepse Orban e mbron Gruevskin pikërisht me kërkesë të Moskës.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të para, Gruevski nuk do të mund të fitojë azilHungari, sepse ky vend nuk jep azil për banorë të shteteve ku nuk zhvillohet luftë dhe që janë sekulare.

Nëse Gruevski fiton azil, ky do të ishte vendim i kryeministrit Orban, vendim politik, e jo juridik, kanë komentuar analistët e atjeshëm.
Gruevski e ka dorëzuar kërkesën për azil menjëherë pas arritjes në Hungari. Procedura në këtë vend zgjatë nga 15 deri më 60 ditë.
Shtuar më 14/11/2018, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori