Mbyllen zyrtarisht votimet në Mal të Zi

Mbyllet zyrtarisht votimi në Malin Zi. Procesi i votimit filloi në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00.

Rezultatet e para të zgjedhjeve priten pas orës 21:00. Ndërkohë, 540,026 qytetarë kishin të drejtë vote. Gjashtë koalicione dhe pesë parti politike morën pjesë në zgjedhjet që u zhvilluan sot.

Partitë shqiptare garuan në dy koalicione. Këto ishin zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësia e Malit të Zi.

Zgjedhjet parlamentare u monitoruan nga 2,089 vëzhgues, nga të cilët 265 ishin të huaj. Ndërkaq, zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën në 16 Tetor 2016.


Shtuar 30.08.2020 18:17