Kush ia vuri kryqin dhe shkopin Car Dushanit?
Pëlqej
Askush akoma s'e ka marrë vesh se kush e merementoi bustin e Car Dushanit.

Një gjë është e sigurt, se busti është merementuar gjatë orëve të natës, teksa nuk e ka parë askush.

Nga komuna Qendër nuk kanë asnjë informatë se kush mund ta ketë rregulluar bustin e shkatërruar të Car Dushanit.

“Sa na përket neve si komunë, ne nuk e kemi ditur se është sjellë busti. Tani nuk kemi informatë as se kush e ka meremetuar. Duhet të drejtoheni tek Komuna e Shkupit si përgjegjës për këto buste, sepse që nga fillimi i këtij viti Shkupi ka marr obligimet për përmendoret, skulpturat dhe fontanat në Komunën Qendër që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014”- kanë thënë nga komuna Qendër.

Busti u dëmtua dhjetorin e vitit të kaluar nga shqiptarët, për shkak se Car Dushani vazhdon të mbetet mjaft i kontestuar si figurë në mesin e shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori