Kush i dhunoi të burgosurit e "Monstër"?
Kur kanë kaluar mëse një javë nga denoncimi i familjarëve të të arrestuarve të operacionit "Monstër" se ndaj tyre është udhtruar dhunë në ambjentet e paraburgimit në Burgun e Manastirit, ende institucionet dhe organet përkatëse nuk po zbardhin ngjarjen dhe as më pak të nxjerrin para drejtësisë dhunuesit.

Edhe pas alarmit të Avokatit të Popullit dhe vizitës në ambjentet e burgut të ministrit të drejtësisë Bexheti ende nuk dihen autorët e kësaj shkelje të të drejtave të njeriut.

"Ato që ishin për t'u thënë ose për t'u publikuar në opinion u thanë nga ana e ministrit Blerim Bexheti, pas vizitës së tij në ambientet e burgut. Nuk kemi ç'të komentojmë, hetimet e rastit janë duke vazhduar", tha Sllavko Gocevski, Drejtori i BurgutManastirit, duke lënë në harresë atë çfarë u ndodhi të arrestuarve të "Monstër" në ambjentet e burgut që ai drejton.

Megjithë shqetësimet publike të familjarëve, sërish organet përkatëse nuk po marrin masa të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarjeje. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2012, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori