Kush guxon të largojë Alen Zekirov?
Dje u publika lajmi se Alen Zekirov, truproja dhe krahu i djathtë i Drejtorit të Shërbimeve Sekrete (DBK), Sasho Mijalkov është shkarkuar nga Ministria e Punëve të Brëndshme dhe nuk mban më të njëjtin post si më parë.

Sipas mediave maqedonase, shkak i këtij shkarkimi ka qënë një incident i ndodhur në DBK dhe që ka patur si protagonist kryesor pikërisht Alen Zekirov.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, për të përditshmen "Fokus" ka përgënjeshtruar lajmin. Më tej kjo gazetë në lidhje me lajmin e publikuar për largimin e Zekirovit nga puna, shkruan se "ai që e ka thënë një gjë të tillë, patjetër që duhet të jetë më i madh se vetë ministrja", njofton Almakos. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2012, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori