Kush është izraeliti që flet me Mijallkovin?
Ministria e mbrojtjes e Izraelit nuk përgjigjet në pyetjen kur është dhënë donacioni për policinë speciale që Ministria e punëve të Brendshme të Maqedonisë e ka marrë në vitin 2011. Zëdhënësi i ministrisë së izraelit në bisedën telefonike për Telma tha se do të përgjigjet me shkrim se për çfarë pajisje bëhet fjalë, sa kushton dhe kur është dhënë ky donacion, shkruan "almakos".

Emri Haim Hakeini nuk është në listën e të punësuarve në ministrinë e mbrojtjesizraelit. Burime nga Telma thonë se është e mundur që Hakeini të jetë pronarë ose të jetë i punësuar në ndonjë kompani e cila merret me shitjen e sistemeve për përgjim.

Këta njerëz në të shumtën e rasteve janë ish-të punësuar të Mosadit apo në qeverinë izraelite dhe është e mundur që të ketë pasaportë me identitet të rrejshëm.

Ekspertët për Telma thonë se Ministria e mbrojtjes apo Qeveria Izraelite mund të jep donacione me para në kesh, por asnjëherë nuk mund që ato të transferohen në llogari private por në llogarinë zyrtare të MPB-së nëpërmjet Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Në bisedat e publikuara nga opozita, vërehet se Hakeini ka qenë negociues nëpërmjet të cilit është arritur marrëveshje për një provizion të lartë kur është siguruar pajisja për policinë maqedonase.

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton këto pohime the sqaron se bëhet fjalë për donacion, dhe jo për marrëveshje për provizion. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori