Kush është deputeti i BDI-së që sot mund të dënohet me 3 vite burg?
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi sot ulet do të në bankën e të akuzuarve për mashtrim zgjedhor në vitin 2013. Përveç tij, në rastin “Titanik 3” është akuzuar edhe bashkëpartiaku i tij Ismet Guri, informon Alsat-M.

Dy bashkepartiakët e partisë së Ahmetit, specialja i akuzon për ndryshimin e procesverbaleve me heqjen dhe futjen e votave në kutitë e votimit në raundin e parë të zgjedhjes së kryetarit të komunës në Çair para pesë viteve. PSP në aktakuzë thekson se Ismet Guri si anëtar i komisionit zgjedhor komunal në Çair, e ka urdhëruar kryetarin e Këshillit zgjedhor ta korrigjojë procesverbalin për votim. Në modifikimin e votave të fituara ka marrë pjesë edhe Ejup Alimi.

Aktakuza “Titanik 3”

“Së bashku me dëshmitarin Q, kanë vënë vula në vendet ku janë kryer ndryshimet, pastaj duke kërcënuar se nëse nuk nënshkruhet dëshmitari do të ishte keq për të, sepse paraprakisht kanë pasur marrëveshje me partinë politike. Për këtë punë, ai e ka detyruar dëshmitarin të nënshkruhet në ato vende, ndërsa i pandehuri E.A. nga përfaqësuesi i autorizuar i Entit- R.B. i ka marrë procesverbalet tjera dhe së bashku me të akuzuarin I.G. e kanë modifikuar numrin e votave të fituara për kandidatin për kryetar komune. “

PSP e ndjek Ejup Alimin dhe Ismet Gurin për shkatërrim të materialit zgjedhor. Neni 164 i Kodit Penal parashikon:

Kodi Penal, Neni 164

“(1) Personi i cili shkatërron, fsheh, dëmton, ndryshon ose në mënyrë tjetër do ta bëjë të papërdorshëm një dokument, libër apo letër që shërben për zgjedhjet ose votim, dënohet me burgim prej së paku tre vjet.(2) Nëse veprën e paragrafit 1 e bën anëtar i komisionit zgjedhor ose një tjetër zyrtar në kryerjen e detyrës së tij zyrtare në lidhje me zgjedhjet apo votimin, dënohet me burgim prej së paku pesë vjetë”.

PSP-ja kërkoi paraburgim për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin. Këtë masë e justifikuan me faktin se dëshmitarët e tyre janë të frikësuar nga Guri dhe ka mundësi që të pandehurit të ndikojnë te dëshmitarët. Gjykata Penale e kishte refuzuar propozimin, ndërsa Gjykata e Apelit e vërtetoi vendimin se nuk ka kushte që Alimi dhe Guri të përfundojnë në paraburgim.
Shtuar më 16/03/2018, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori